Nëse përshkruajmë me pak fjalë pamjen e jashtme të Emina Çunmulajt, mund të themi se ajo është një femër shumë simpatike brune dhe me flokë të gjatë. Është i vërtetë fakti që jemi mësuar ta shohim ashtu siç e përshkruam më lart, sikundër nga dita e sotme dhe në vijim bëjmë mirë që të mësohemi me look-un e ri të bukuroshes.

Ajo ditën e sotme ka bërë një ndryshim drastik në pamje duke i prerë flokët rrëzë qafës dhe për hir të së vërtetës duket e mahnitshme. Pas kësaj, shumë personave mund t’ju lindë pyetja: “Po ku paske qenë më herët moj Emina?”

Por, siç thotë edhe ajo shprehja e urtë popullore, më mirë vonë se sa kurrë! Në foton e publikuar së fundmi në llogarinë në Instagram, Emina shfaqet pa make-up, ndërkohë vlen të theksojmë faktin se ngjyrën e flokëve nuk e ka ndryshuar, duke i qëndruar kështu besnike natyralitetit. Rikujtojmë se Emina jeton në SHBA së bashku me bashkëshortin, biznesmenin izraelit Sam Nazarian dhe dy vajzat Ella dhe Mia.