Tym e kapsolla tek parlamenti, ku është krijuar një situatë e tensionuar. Protesta e opozitës është zhvendosur tek parlamenti. Protestuesit dhe kreu i PD kanë marshuar nga bulevardit tek Kryeministria për të shkuar tek rruga para parlamentit. Ndërkohë që policia ka marrë masat e saj. Një numër i madh efektivësh janë rreshtuar para hyrjes së parlamentit. Kujtojmë se policia nuk i ka dhënë leje opozitës të zhvendosë protestën e saj. Gazetarët tanë në terren, tregojnë se situata është e ndezur. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese por nuk ka përplasje. Ndërkohë që FNSH-të janë në gatishmëri ashtu si botet e ujit.

Por ndërsa protestuesit hidhnin kapsolla, një operator televiziv ka ngecur brenda oborrit dhe është shtrirë në tokë. Gazetari Erjon Skëndaj tha se ai ka rënë në tokë pasi është lënduar në këmbë.