Lion pësoi një humbje mbrëmjen e djeshme ndaj Nantesit duke u mundur në transfertë. Kjo do të thotë se kanë humbur shpresën për një vend në Ligën e Kampionëve. Interesante ishte që 4 futbollistë titullarë e kanë nisur nga stoli. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze Mendi dhe Depai janë zënë në stërvitjen përpara ndeshjes.

Më vonë edhe Fekir me Marcelon janë përleshur me grushte. Klubi i la në stol futbollistët, ndërkohë që Mendi është i dëmtuar.

Edhe trajneri Bruno Genesio ka njoftuar se do të largohet nga ekipi, sipasaj asaj që raporton “L’Equipe”. Ai pritet ta bëjë në një konferencë këtë, ndërkohë që lojtarëve ua ka komunikuar. Një situatë kaotike te francezët në këtë fund sezoni.