Edhe me Lionel Messin, Argjentina s’mund të fitojë ndeshje. As Barcelona s’mund të fitojë trofe. Numri dhjetë është një lojtar kyç për klubin dhe vendin e tij, por vetëm prania e tij nuk është e mjaftueshme. Në zyrat e Camp Nou, të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe ata janë të përqendruar te ndërtimi i skuadrës rreth superyllit, në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi të. Barcelona e ka një lloj të “Messidepencia”, apo varësie ndaj Messit. Rëndësia e tij për skuadrën nuk është vënë kurrë në dyshim. Ai i shënoi 51 gola sezonin e kaluar, shumë që gjithmonë e bën dallimin. Por, siç u pa vitin e kaluar, atij s’mund t’i jepet detyra të arrijë sukses çdo ndeshje, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Drejtuesit e Barcelonës e kuptojnë rëndësinë e argjentinasit në skuadër dhe zhveshtore, por ata e dinë edhe se çelësi i suksesit është radhitja e yjeve të tjera përkrah Messit për ta rritur garën në skuadër. Kjo do t’i theksojë fuqitë e Messit, teksa Barcelona do të kërkojë të bëhet sërish skuadra më e mirë në Evropë. Përfundimi është se Messit i duhet përkrahje më e mirë në fushë, jo vetëm nga futbollistët që kanë vetëbesim, por nga ata që janë të uritur për trofe dhe që kanë të ardhme të ndritur para vetes.

Për vite të tëra, nga Messi është pritur të fitojë trofe i vetëm dhe përderisa emri i tij është pothuajse sinonim i suksesit, realiteti është se për ta fituar Ligën e Kampionëve, ai duhet të rrethohet nga lojtarëve të talentuar, të rinj dhe ambicioz. Për këtë arsye, lojtarët e fundit të transferuar nga klubi katalonas i përkasin kësaj kategorie: Matthijs de Ligt, Junior Firpo, Andre Onana ose Pau Lopez. Në këtë listë nuk përfshihet Neymari. Përkundër lidhjes së tij të mirë me Messin, ai duket se nuk përshtatet me planin e bordit drejtues të klubit.

Nga viti 2021- Barcelona nuk dëshirojnë që bashkëlojtarët e Messit të shkëlqejnë vetëm sezonin tjetër, nga ata pritet të bëhen yjet e rinj të skuadrës. Kontrata e Messit do të përfundojë pas dy vitesh dhe përkundër që Messi mund të rinovojë me klubin, liderët në Camp Nou kanë filluar ta kuptojë se paraqitjet e tij do të zbehen me kalimin e kohës. Kështu që Barcelona dëshiron të jetë gati për atë ditë. Ata nuk duan që ndryshimet të jenë të nxituara.

Por, 31-vjeçari, i cili i mbush 32 vjet më 24 qershor, ende beson se mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për edhe disa vite dhe Barcelona do të tentojë ta shfrytëzojë këtë sa më shumë. Ndërkohë, ata do të kërkojnë ta pajisin skuadrën sa më mirë për të siguruar suksese. Kjo mund të bëjë që të ketë më pak minuta lojë për Luis Suarezin, Jordi Alban ose Sergio Busquetsin, mirëpo klubi është në kërkim të lojtarëve më të mirë për të luajtur përkrah Messit.