Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit me burg për autorin e plagosjes në qendër të Korçës mesditën e të shtunës. Gjatë një konflikti për një borxh të vjetër, ish-punonjësi i policisë, Gazmend Agolli qëlloi me armë në drejtim të Erion Hoxhallarit, 38-vjeç, duke e lënë të plagosur. Ai ka tentuar të qëllojë edhe një person tjetër, shok me Hoxhallarin, por i është bllokuar arma e zjarrit.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Korçës la në burg Agollin, ndërsa detyrim paraqitje dha për Daniel Moravën, shok me ish-policin. Gjithashtu, detyim paraqitje është dhënë edhe për të plagosurin Erion Hoxhallari.

Ngjarja ndodhi mesditën e të shtunës përpara Bashkisë së Korçës, pak metra larg komisariatit të policisë.