Ditën e sotme në rubrikën “Për drekë me mua”, në ‘E diela shqiptare’ kanë qenë të ftuar këngëtarja Artiola Toska, Pirro Çako dhe Mirela Milo. Sot të gjithë ishin në shtëpinë e Artiola Toskës e cila kishte shtruar një drekë për tre të ftuarit e saj.

Mirëpo, teksa kanë qenë duke ngrënë Blerina Bombaj ka ngacmuar Pirron për jetën e tij private duke e pyetur nëse është apo jo në një lidhje.

Këngëtari nuk ka ngurruar që të përgjigjet dhe ka thënë se në këtë jetë askush nuk ka lindur për të qenë i vetëm. Ai pranoi se aktualisht është në një shoqëri shumë të mirë, dhe ndihej shumë komod. Pirro ndër të tjera tha se shpreson që kjo të vazhdojë për shumë gjatë.