Çdo person mund të preket nga rënia e flokut, dhe askush nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Ka disa mënyra për ta parandaluar një gjë të tillë, edhe pse jo ndoshat 100%.

Një ndër produktet është edhe çaji i zi, i cili ka shumë përfitime.

Çaji i zi ka nivele të larta të antioksidantëve dhe kafeinës nga të cilat përfitojnë flokët e njeriut.

Kjo ndodh për shkak se kafeina ul një hormon që shkakton humbjen e flokëve i njohur si DHT ose dihydrotestosterone, ndërsa antioksiduesit nxisin rritjen e flokëve.

Megjithatë, kafeina e tepërt mund të pengojë rritjen e flokëve, prandaj kini kujdes të mos e teproni me pirjen e çajit të zi.