Një pilot avioni është shpallur heroi i ditës teksa ka shpëtuar një tragjedi ajrore. Piloti ishte duke drejtuar avionin “Myanmar National Airlines”, por afër pistës ai vuri re se rrotat e para nuk ishin funksionale. Me 89 persona në bord ai vendosi që gjithsesi të ulej në pistë.

Për të bërë një ulje sa më perfekte pa ndihmën e rrotave të para që ishin jashtë funksionit, piloti u detyrua që të harxhonte karburantin e tepërt në avion. Kjo do t’i jepte mundësi që të kishte një kontroll më të mirë të mjetit fluturues.

Për shkak të zvogëlimit të peshës, kontakti me pistën nuk do të ishte aq i fortë. Duke ndjekur këtë metodë, piloti arriti të ulë avionin në pistë pa dëmtuar asnjë prej pasagjerëve që ishin në bord.

Me këtë ulje perfekte ai fitoi edhe elozhet nga pasagjerët por jo vetëm.

Win Khant, ministri i Transportit në Myanmar u shpreh:

Piloti bëri një punë të shkëlqyer.”