Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi akuzon ish kryeministrin Sali Berisha se sa herë Shqipëria ka qënë përballë sfidave të rënda, sidomos për çështjen kombëtare, ka vepruar kundër.

Njëherësh ai flet dhe për vr*asjen e ish ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Kjrasniqi, duke nënvizuar se politika shqiptyare nuk kishte interes për të patur pasiguri të tillë.

“Berisha në kohën e krizës së Kosovës që u shoqërua me angazhimin e ushtrisë serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë mobilizoi Partinë Demokratike në demonstrata kundër qeverisë që përballonte krizën me parullën “Qeveri tradhtare, qeveri komuniste, qeveri hajdute”.

Nuk duhet të presim tjetër gjë nga kjo ndërgjegje antishtetërore veçse hipoteza që mbjellin përçarje dhe vëllavr*asje.

Vr*asja e ministrit Krasniqi mbetet një ngjarje e rëndë në atë periudhë që ka nevojë të zbardhet. Por jo nga tezat e politikanëve. Shqipëria s’kishte asnjë interes për bëma të tilla.

Sepse ato nxisnin pasiguri dhe tronditje të mëdha që mund ta komprometonin bashkëpunimin dhe rolin e Shqipërisë në përballimin e krizës dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në atë ngjarje motivet mund të ishin sa për larje hesapesh të brendshme politike në Kosovë aq edhe nga ndërhyrje e mundshme shërbimesh të huaja jo dashamirëse ndaj shqiptarëve.

Këtë e zgjidh zbardhja e vr*asjes dhe jo mjegulla që duan dhe e hedhin qëllimisht ujqit politike”, ka qënë deklarata e Koçit.