Në maj të këtij viti trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha zbuloi për të gjithë lajmin e bukur. Nëpërmjet një fotoje ku shfaqej me barkun e rrumbullakos, ajo tregoi se është në pritjen e ëmbël për herë të dytë. Pasi kaloi muajt problematikë, Sara ka preferuar që shtatzëninë e saj të dytë ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo shpesh publikon në Instagram foto me barkun e rrumbullakosur apo edhe leksionet e mëmëssisë. Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar një foto shumë të veçantë, e cila na ka ëmbëlsuar mëngjesin. Sara shfaqet e shtrirë pranë bregdetit me një palë bikini blu, të cilat ja nxjerrin në pah barkun dhe mbi të shkruan: “Përshëndetje vogëlush”.

Me sa duket këtët pritje të ëmbel Sara ka vendosur që ta shijojë duke bërë pushime të gjata, pasi thuajse gjatë gjithë kohës ajo publikon foto nga plazhi. Kujtojmë se Sara dhe Ledioni do të bëhen prindër për herë të dytë të një djali dhe London do të ketë një vëlla të vogël.