Shumica e shqiptarëve të anketuar që e kanë gjykuar të gabuar dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, thonë se këtë përgjigje e mbështesin mbi arsyetimin se kreu i shtetit bëhet kështu palë me opozitën.

47.7% e tyre kanë zgjedhur këtë alternativë që sipas tyre fshihet pas vendimit të Metës. Ndërkohë, 26.7% e tyre mendojnë se Presidenti nuk i ka kompetencat institucionale për të anuluar zgjedhjet. Në një përqindje të afërt, 25.6% mendojnë se me dekretin e marrë, Presidenti krijon një precedent të rrezikshëm.