Mero Baze/

Protesta e sotme ishte ashtu siç pritej, gjithnjë e më e vogël, gjithnjë e më agresive. Eshtë trendi normal i çdo fushate protestash të cilat janë protesta partiake.

Por çfarë ra më shumë në sy ishte zgjatja e protestës deri në orët e vona të natës, dhe përpjekja e disa herëshme për të tentuar futjen në parlament, edhe pse palët janë të qarta, se me aq pak njerëz sa kanë dhe aq masa sa ka marrë policia, nuk e bëjnë dot atë akt.

Atëhere përse bën Lulzim Basha, sikur po lufton rrugëve të Tiranës?

E vetmja arsye e kuptueshme sot është rënia e protestës. Rënia e protestës, rënia e numurit të pjesmarrësve, rënia e fort drastike e mbështetjes ndërkombëtare, rënia e moralit të opozitës pas mbushjes së parlamentit nga lista rezervë e Lulzim Bashës, kanë rrënuar praktikisht projektin që u bazua mbi djegien e mandateve, ngjizijen e një proteste popullore në vend. U pa qartë se djegia e mandateve prodhoi vetëm paga të reja për 50 deputetë dhe asgjë më shumë.

Lulzim Basha tentoi të rrijë sonte rrugëve të Tiranës , jo se ka një planë, por pikërisht se nuk ka më asnjë plan.

Ai është si një njeri i hutuar më shumë se sa një njeri i zemëruar.

Ai është një njeri i pafuqishëm më shumë se sa një kërcënues.

Ai është më shumë një I çoroditur se sa një udhërrëfyes, që do të tregoj hapin e rradhës.

Ai po endet rrugëve të Tiranës, si ata fëmijët që bëjnë faj e kanë frikë të kthehen në shtëpi. Aty i pret babai që nuk ja fal atë që ka bërë.

Lulzim Bashën e pret Sali Berisha i cili e nxorri nga Kuvendi për të shpëtuar veten dhe tani s’po shpëton dot as Bashën.

Ndaj mos prisni të dini se cfarë do ndodh në rrugët e Tiranës ku një turmë prej 50 vetësh tenton herë pa shere ti afrohet policisë me kasolla e flakadanë.

Mos prinsni as ndonjë ide nga Lulzim Basha se cafrë do tu thotë protestuesve.

Mos prisni që dikush tu tregoj startegjinë e rradhës apo mitingun e rradhës.

është një film I vjetër I shfaqur disa herë në këtë vend. Ndryshimi këtë rradhë është se regjisor I filmit është dublant dhe e merrë gjithnjë skenarin nga regjisori real në minutën e fundit.

Ndaj mos e toruruoni ti këkroni se cfarë ka në plan të bëj. Hë për hë, ska ku të shkoj, dhe po sillet rrotull SHQUP, si çdo njeri që ska asnjë plan.