Lidhja Demokratike e Kosovës është në procesin e brendshëm zgjedhor, ndërsa nuk kanë munguar incidentet dhe rrahjet.

Përveç problemeve në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Viti dhe qytete të tjera në degë e nëndegë, probleme të mëdha ka pasur edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Mediat kosovare raportojnë se gjatë përplasjeve fizike nuk ka munguar as hedhja e karrigeve.