Shënjestra e atentatit të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë është Inez Hajrulla 27-vjeç. Ai ka qenë në lokal në momentin kur ndodhi ngjarja. Ai është djali i një biznesmeni të qytetit bregdetar, pronar i disa lokaleve.

Në vitin 2017, 27-vjeçarit iu bë një atentat me eskploziv. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse ai mbeti i plagosur rëndë duke pësuar dëmtime në të dyja këmbët.

Hajrulla është arrestuar në vitin 2013, për grabitjen me armë të një kazinoje, por u la i lirë për mungesë provash. Ndërsa në 26 dhjetor 2016, i riu u prangos gjatë një kontrolli të policisë pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, pa leje.