Është mbyllur sot gjykimi në shkallën e parë për grupin e Habilajve. Në përfundim të gjykimin, Moisi Habilaj është d ënuar me 15 vite burgim.

Sipas asaj që raporton meridionews, agjensi lajmesh në Katania, Habilaj, u arrestua gjatë operacionit ‘Trëndafili i erës’ në tetor të vitit 2017.

Në fillim të nëntorit 2018, Prokuroria e Katanias pushoi hetimet për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, pavarësisht se në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për të nën dyshimet se ka favorizuar dhe bashkëpunuar me grupin Habilaj.

Banda e Habilajve në Vlorë u kap pas një hetimi 2-vjeçar të antim afias italiane, e cila përgjoi të gjithë grupin që transportonte ha shashin e prodhuar në Shqipëri drejt Italisë, në Siçili.