Klea Memaj është shqiptarja e zgjedhur nga kontinenti australian për t’i përfaqësuar në ‘Miss World’.
Një patriote e zjarrtë, që nuk e harron kurrë traditat, zakonet dhe gjuhën shqipe, Klea Memaj është vajza shqiptare me origjinë nga Malësia që është zgjedhur nga juria australiane për kompeticionin e madh “Miss World”.

Ajo jeton prej vitesh në Australi dhe ka marrë pjesë në kompeticionin e bukurisë duke u përzgjedhur mes shumë konkurentesh. Lajmin e ka ndarë në rrjete sociale bloggeri i njohur, Olti Curri ku ka publikuar foton e bukuroshes, mbi të cilën shkruan:

“Kjo është Klea, vajza shqiptare që do të përfaqësojë Australinë në Miss World”.

Po t’i hedhim një sy të shpejtë profilit në Instagram të vajzës bukuroshe me origjinë shqiptare, Kleas vëmë re se sa të pranishme e ka origjinën shqiptare, ku çdo këngë që dëgjon apo shkrim që bën është në gjuhën shqipe.