Dritan Leli ka dhene nje interviste per ERTV, ku ka folur per transformimin e bere ne keto 4 vite dhe projektet per mandatin e ardhshem.

Leli gjate intervistes ka theksuar se:

“Vlora është emblemë e transformimeve që kanë ndodhur. Vlora dhe transformimi i saj ishin sfida e jetës sime dhe kjo na bën krenar.

Lungomarja është projekti që më ka bërë mua krenar por dhe gjithë Vlorën dhe Vlonjatët.  Kisha mundësinë dhe fatin e madh të bëja maximumin  që Vlora të kishte këtë pamjen që ka sot.

Jam shumë i lumtur dhe ne të gjithë së bashku me gjithë faktorët por në vecanti njeriu i cili ishte pranë meje dhe dua ta përmend është Edi Rama që pa të cilin do ishte e pamundur që të bënim këto transformime në Vlorë. Sot në fund të 4 viteve kemi ç’tu themi shqiptarëve dhe Vlonjatëve mbi çfarë kemi bërë.”

Duke folur per projektet e ardhshme, Leli ka theksuar se:

“Shum shpejt hapim në 95 përqind projektin e bulevardit Ismail Qemali. Projekti që dryshoi pjesën e qytetit me ndricim dhe gjelberim gjithpalësh, pra një pyll te vogël brenda qytetit me korsi të dedikuar biçikletash me parkime në 2 anët e rrugëve që i ndryshoi pamjen Vlorës.”

Duke folur per turizmin dhe zhvillimin e tij,  por edhe per  projektet ai thekson se:

“4 vitet e ardhshme turizmi modern do jetë objektiv. Do vazhdojmë me të njëjtin ritëm në ndryshimin e zonës rreth Muzeut të Pavarsisë, do përfundojmë projketin e rëndësishëm të zonës historike. Do rikonstruksiojmë sahatin e Vlorës, markatën e vjetër, rrugën e hebrenjve.

Kemi akoma rrugë për të bere dhe ne bashkë vlonjatet po bëjme shumë. Kompanite e turizmit po ofrojne shërbime ne kulinari dhe restorantet e Vlorës jane perla te zones. Karaburuni dhe Sazani janë shndërruar në perla të turizmit shqiptar dhe pas investimeve te tjera Vlora do jetë perandoresha e turizmit shqiptar. Para 4 viteve premtova rritjen e vlerës së pronave dhe sot pronat dhe vlera u është 2 fishuar dhe 3 fishuar.

Do zhvillojmë projektet tona në njesitë administrative te cilat nuk e kanë prekur impaktin qe ka prekur Vlora. Infrastruktura dhe uji i pijshem gjate ketyre 4 viteve do jete objektiv bashke me donacionin e bankës gjermane.

Vlora ështe shembulli pozitiv i transformimit të qytetit dhe Rilindja Urbane në Vlorë është shembulli më i mirë i kësaj. Vlora pësoi transformimin më te madh me këtë projekt. Njerzit duan punë dhe premtime te mbajtura në fund të ditës dhe ata vlersojnë punën e provuar në vite dhe rezultatin e prekur dhe kjo eshte arsyeja që do i bëjë qytetarët të dalin te votojnë në 30 qershor.

Vlorën do ta bejme perlen e mesdheut”.