Disa ditë më parë, aktorja e njohur Almeda Abazi njoftoi se tashmë është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë dhe gjatë një feste të organizuar për të zbuluar gjininë e fëmijës, ajo ndau me të gjithë lajmin se do të sjellë në jetë një djalë.

Duke qenë se do të bëhen prindër, Almeda dhe Tolgahan kanë blerë një vilë të re gjigante, ku do të presin fëmijën e tyre.

Vila 4- katëshe ndodhet në qytetin e Stambollit dhe i ka kushtuar çiftit plot 4 milionë e 500 mijë lira turke. Shtëpia do të ketë një pishinë që mund të shfrytëzohet edhe gjatë dimrit dhe një kopsht të madh. Çifti pritet të zhvendoset në fund të këtij muaji në vilën e re.

Gjithashtu, mediat turke raportojnë se ata janë në kërkim të një shtëpiakeje dhe mamie, që do të ndihmojë Almedën me rritjen e djalit.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here