Kandidati i Partisë Socialiste pë Bashkinë e Lushnjës, Fatos Tushe ka dhënjë një intervistë për “Intervistë” në ERTV, Fatos Tushe. Tushe ka folur në lidhje me zhvillimin e qytetit me katër vjeçarin e kaluar dhe objektivat për mandatin e ardhshme.

Puna e Bashkisë në bashkëpunim me qeverinë e ka ndihmuar qytetin për zhvillimin e infrastrukturës në qytet dhe bujqisë në të gjithë zonën. Njësitë administrative do të kenë një vëmendje të veçantë në mandatin e ardhshëm në fushën e infrastrukturës, ndriçimin dhe gjelbërimin. Zhvillimi i turizmit gjithashtu do të jetë parësor.