Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka dhënë një intervistë për “Intervistë” në ERTV. Siç duket edhe nga pamjet, Pjerin ndreu ka folur për situatën aktuale të qytetit që është në gjendje të mjerueshme.

Bashkia Lezhë ka nevojë të meret në dorë i gjithë territori ka thënë Ndreu. AJo që është e qartë është se nuk është bërë asnjë punë me rrugët madje edhe në qendër të qytetit, rrugë varrezash, kanalizime etj. Ne do të lemë shenjë në qytetin e Lezhës në bashkëpunim edhe me qeverinë. Lezha meriton të jetë një nga qytetet më të investuara.