Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kurbinit, majlinda Cara ka dhënë një intervistë për “Intervistë” në ERTV. Cara ka folur për zhvillimin e kësaj Bashkie gjatë katërvjeçarin të kaluar dhe objektivat për mandatin e ardhshëm. Majlinda Cara është kandidatja e parë femër në qytetin e Kurbinit.

Pas transformimit të madh në sheshin kryesor në Laç, falë rilindjes urbane, ky zhvillim dhe transformim do të shtrihet në të gjitha njësitë administrative të qytetit.- ka thënë Cara.

Një tjetër investim parësor për mandatin e ardhshëm është rehabilitimi i ujësjellsave dhe kanalizimeve në të gjithë zonën e Bashkisë së Kurbinit.