Katër vite më parë, moderatorja e njohur Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Mia, të cilën prej kohësh e ka ruajtur me fanatizëm nga sytë e publikut dhe mediave.

Të rralla ishin fotot me vogëlushen të cilës ja fshihte gjithmonë fytyrën, mirëpo vetëm së fundmi vendosi të ndajë për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin ëngjëllor të Mias.

Teksa argëtoheshin familjarisht në një vend me dëborë, Rudina ka filmuar portretin ëngjëllor të së voglës, e cila po ndihmonte në ndërtimin e një plaku prej bore, siç mund ta shihni në foton e mëposhtme.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here