Manastirliu zbulon surprizën për 7 vjeçarin- Një 7 vjeçar është trajtuar me sukses në QSUT, i pari pacient në moshë pediatrike që merr trajtimin specifik cranio-spinal për trajtimin e tumorit.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Ministrja Manastirliu shkruan se ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT. “Një falenderim nga zemra për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta percjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!” – shkruan Ministrja në Facebook.