Cilësia e shërbimeve publike ka të bëjë shumë edhe më mënyrën se si administrata publike e vendit komunikon me qytetarit.

Me këtë qëllim, për herë të parë ka nisur trajnimi i mbi 1500 punonjësve të parë administratës shtetërore mbi kodin e etikës, komunikimin dhe kujdesin ndaj qytetarit.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi njoftoi nga studio e ERTV, se trajnimet për Kodin e Etikës nga administrata shtetërore do të vazhdojnë me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit në dyert e shtetit.
“Kemi filluar trajnimin e 1500 punonjësve që janë në vijën e parë të shërbimit, ata janë avokati i qytetarëve në lidhje me shërbimet. Janë avokati i qytetarëve në momentin që marrin kërkesat e tyre dhe i kalojnë në zyrat e procesimit. Për herë të parë administrata shqiptare po trajnohet për kodin e etikës, sjelljen ndaj qytetarit dhe elementët e kujdeist ndaj qytetarit”, tha Mesi.

Zyrtarja e lartë e qeverisë shtoi se paralelisht po punohet për reduktimin e dokumentacionit që qytetarit i kërkohet gjatë marrëdhënieve me administratën publike.

“Në fazën e parë të procesit të deregulimit kemi reduktuar 30 % te dokumentave. Sot ka gjithashtu dokumente që qytetari nuk duhet t’i dorëzojë sepse është detyrimi i administratës për ti gjeneruar ato vetë’, tha Mesi.

ERTV Intervista 🎤: Zëvendës Kryeministrja, Senida Mesi, mbi “Kartën e Qytetarit", dokumentit që përcakton e garanton të drejtat e qytetarëve të zakonshëm për përfitimin e shërbimeve publike.Paralelisht, po vijon puna për modernizimin, rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së shërbimeve në zyrat e shtetit, ku rol të rëndësishëm luan edhe platforma shqipëriaqëduam.al, si instrumenti i çdo qytetari për të adresuar probleme të lidhura me administratën shtetërore.

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 7. November 2018