Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Gjirokastrës Flamur Golemi ka dhënë një intervistë për ERTV. Ndër të tjera Golemi foli për Gjirokastrën e 4 viteve të ardhshme dhe projektet e bashkisë për mandatin e ri.

Nga 2013 der më sot Gjirokastra është mbështetur nga qeveria por Gjirokasatra ka probleme sepse ka nevojë për pushtetin lokal dhe ndërhyrjen e tij. Problematikat janë disa por aktualisht kemi problemin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Gjirokastra është qyteti i gurit dhe i historisë dhe bashkia aktuale nuk ka qenë në ritmin e zhvillimit historik dhe intelektuar të Gjirokastritëve. Një nga prioritet kryesor për Gjirokastrën do jetë agroturizmi, promovimi i vlerave historike por kryesore në keto 4 vjet si objektiv do kemi shërbimin ndaj qytetarëve. Turizmi gjithashtu do jetë prioritet mbi prioritet dhe zhvillimi i gjithë rajonit në sajë te turizmit. Nga 2013 deri në 2017 numri i turistëve ështe shume fishuar. Slogani im është “4 stinët turistike të Gjirokastrës”, e kam ëndërr dhe 4 vitet e ardhshme realitet. 365 dite të vitit duhet ta bëjme turizëm. Historia plus kulturën janë zemra e Gjirokastrës.

Qyteti ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë dhe në lagje, pra ku duhet një park, ndricimi, zhvillimi pra një qasje e re për lagjet e Gjirokastrës. Agroturizmi dhe mbështetja e tij do jete një nga tjetër pikat kyce të mandatit tim 4 vjecar por dhe mbështetja ndaj blektorisë dhe bujqësisë ka nevojë për qasje tjetër. Qasje tjetër nënkuptojmë me qasje ndryshe në infrastrukturë, ujë të pijshëm dhe menaxhimin e tij. Lunxheria ka problem me tokat dhe ndarjen e tyre. Pra pas 30 qershorit bashkia me mbështetjen e qeverisë do ketë ritëm tjetër dhe potencial ndryshe në zhvillimin e qytetit

Me keqardhje sot them që pasi e mbështetem kryetaren e bashkisë së LSI Gjirokastra u harrua dhe u anashkalua, shërbimet ndaj qytetarëve munguan dhe Gjirokastra nuk e mori mbrapsh investimin që bëmë te kryetarja.

Në 4 vjecarin në vazhdim shërbimi dhe gjetja e njeriut të punës do jetë objektivi im. Do e bëjme bashkinë më të aksesueshme dhe sa më afër qytetarëve. Sheshi i cercizit, by pasi, pedonalja dhe qaja tjeter per pazarin, pallati i sportit, tregu i perimeve, me mbeshtetjen e qeverise dhe projektet e BE pra këto do jenë planet dhe projektet e mia për Gjirokastrën tjetër