Zv.ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones, ka shkuar këtë paradite në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha, për të diskutuar për situatën politike në vend. Në orën 12:00 Basha do zhvillojë ndërkohë një takim edhe me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Takimet zhvillohen pesë ditë para zgjedhjeve, të cilat, PD ka kërcënuar se nuk do t’i lejojë të mbahen. Leyla Moses-Ones dhe Soreca me gjasë do t’i çojnë mesazh Bashës që të mos bëjë ndonjë marrëzi më 30 qershor, pasi Uashingtoni dhe Brukseli zyrtar janë të vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Në të kundërt, pasojat për Bashën dhe PD-në, do të ishin të rënda.(TemA)