Ashtu si protestat e mëparshme edhe ajo e sotmja është mbyllur me himnin kombëtar. Ajo është kënduar nga një tenor duke qenë se edhe më herët kryedemokrati Basha është kritikuar për stonaturë gjatë ‘performancës’ së tij.

Menjëherë pas mbylljes së protestës, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike ish-deputetët pak pas përfundimit të protestës. Mësohet në takim është vendosur se data e protestës së radhës do të jetë në 31 Maji.