Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjon Mazniku thotë se zjarri në KZAZ-në në një shkollë në Bushat është vepër e kryebashkiakut demokrat të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Në emisionin “Opinion”, Mazniku tha se nga informacionet nga terreni, raportohet se autorët e zjarrvënies në KZAZ mbrëmjen e sotme janë Zef Hila, djali i tij dhe militantë të tjerë të PD-së.

“Burime nga terreni më informojnë se autorë të zjarrvënies aty kanë qenë Zef Hila me djalin e tij”, tha ndër të tjera nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se tre policë mbetën të plagosur nga zjarri në KZAZ ndërsa Partia Demokratike reagoi disa çaste më pas duke u distancuar nga ngjarja.