Vullneti i mirë i studentëve po tentohet që të përdoret politikisht prej opozitës. Një prej pjesëmarrësve më aktivë në protestën e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit  është edhe Halit Valteri. Ndonëse i kamufluar si student dhe i pavarur, mjafton një search  në internet dhe  gjen jo vetëm fotot e tij me PD por edhe lidhjen e tij të fortë me Bashën.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, Halit Valteri është një nga militantët më aktivë të PD, i gjendur gjithmonë në krah të Bashës. Duket se devotshmëria e tij për t’u përdorur në shërbim të opozitës dhe kreut të saj është  vlerësuar.

Nga një kërkim në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se ai ka qenë kandidat I Partisë Demokratike në kryeqytet duke I listuar I 41-shi.

Mediat kanë publikuar edhe dhjetra raste të tjera të ngjashme si ai I Halit Valterit , ku militantë dhe anëtarë të Forumit Rinor të PD janë infiltruar si protestues. Duket se PD dhe LSI po tentojnë që kësaj proteste t’i japin ngjyrime politike, ndërkohë që është protestë e disa studentëve të cilët kanë paraqitur një sërë kërkesash për të cilat qeveria ka shprehur gatishmërinë për t’i diskutuar.