Partia Demokratike prej dy muajsh ka marrë vendimin për të dalë nga Kuvendi. Ajo deklaron se nuk do të futet në zgjedhjet lokale pasi pret që më parë të organizohen zgjedhjet e parakoshme parlamentare me një qeveri të përkohshme sepse akuzon qeverinë se ka ardhur në pushtet me vota të blera.

Nga ana tjetër qeveria nuk bie dakord me propozimin e opozitës dhe ka njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pavarësisht qëndrimit të kësaj të fundit.

Por përgjatë ditëve të fundit, vetë strukturat e PD ka nisur shpërndarjen e fletushkave ka paraqitet platforma e saj për “rimëkëmbjen e ekonomisë”, ndonëse zgjedhjet parlamentare nuk do mbahen këtë vit. A mos është kjo një shenjë që PD po përgatitet për zgjedhjet lokale?!