Për herë të 5-të, Partia Demokratike është gjobitur për vandalizim të qytetit gjatë protestave të saj. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ai i cili ka bërë publik edhe gjobën në vlerën 20 mijë lekë të vendosur nga Policia Bashkiake për PD, pasi protestuesit e saj kanë urinuar në derën e godinës së Këshillit të Ministrave, që është ndërtuar që në vitin 1939 dhe është pjesë e aksit monumental të Tiranës.

“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.

Ky objekt ku anëtarët e PD kanë urinuar u projektua më 1939-ën nga arkitekti italian Gherardo Bosio dhe në fillim mbajti emrin ‘Pallati i Mëkëmbësisë’. Ajo është pjesë e aksit monumental të Tiranës.