Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se presioni i Partisë Demokratike ndaj mazhorancës mund të jetë i arsyeshëm, por nuk duhet të preket e drejta e qytetarëve për të votuar.

Në emisionin “Open” Ngjela tha se aksioni politik i PD-së nuk ka pasur një mbështetje të madhe popullore, por edhe ndërkombëtare.

Perëndimorët e shikojnë Partinë Demokratike si asset kombëtar dhe nuk e prishin për dy lider, ndaj arbitri ndërkombëtar do të ndërhyjë në kohën e vendin e duhur.