Festa kombëtare e SHBA-ve, Dita e Pavarësisë, do të festohet sot me paradë ushtarake, koncerte dhe gara të ndryshme sportive dhe në fund do ketë spektakël fishekzjarrësh në qendrën tregtare Masys në East River në New York.

E pas fishekzjarreve, orkestra e Bostonit do të mbajë koncert në bregun e lumit Charles. Në këtë koncert pritet të marrin pjesë mijëra qytetarë, ndërsa është paralajmëruar pjesëmarrja e reperes së famshme Queen Latifah.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lajmëruar spektakël edhe në Washington, me tanke, aeroplane të ndryshëm luftarakë si dhe makineri të tjera të blinduara. Parada siç raportojnë mediat amerikane do t’i kushtojnë shtetit rreth 2.5 milionë dollarë.

Presidenti Trump ka shkruar në Twitter se do të jetë “shfaqja e jetës”.

“Shpenzimet për Amerikën tonë do të jetë shumë e vogël krahasuar me atë se sa shumë vlen”, ka shkruar Trump.

Pentagoni planifikon të organizojë fluturimin e bombarduesve B-2 Stealth dhe aeroplanë të tjerë ushtarakë. Në paradë do të marrin pjesë edhe aeroplanët F-35 dhe F-18, ekipi i akrobatëve “Blue Angels”, helikopterët ushtarakë dhe rojet bregdetare dhe Marin V-22 Ospreis. Dy makina ushtarake “Bradley” janë parë në afërsi të qendrës Lincoln, ku Trump do të mbajë edhe fjalim për ditën e pavarësisë.

Festa më e gjatë e ditës së pavarësisë ka ndodhur në Bristol Road Island. Nisi më 14 qershor kur u shënua dita e flamurit dhe ka përfunduar me paradën e 4 korrikut, në të cilën zakonisht marrin pjesë mbi 100 mijë persona. Festat e përvitshme në këtë qytet kanë filluar në vitin 1785. Me rastin e shënimit të 4 korrikut në mbarë SHBA-të në ceremoni të veçanta një numër i madh emigrantësh do të fitojnë nënshtetësinë amerikane.