Falë programit të patronazhit nga Maternitetet e Tiranës, në maternitetin e Burrelit ka ardhur në jetë një tjetër foshnje,

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku përmes faqes zyrtare është theksuar se tanimë shërbimi ofrohet pranë vendbanimeve.

“Një jetë e re erdhi sot në Maternitetin e Burrelit që prej 9 muajsh ofron shërbime të pandërprerë për nënat dhe bebat e falë programit të Patronazhit nga Maternitetet e Tiranës Shërbimi afër vendbanimit është qëllimi yn. Të gjithë mjekëve të Materniteteve “Koço Glozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”. Punë të mbarë Dr. Merita Alushani Dr. Klaudia Kara”, thotë ministria e Shëndetësisë.