Policia shqiptare arr.estoi sëfundmi një biznesmen nga Lezha në llogari të autoriteteve italiane, të cilit më parë i ishin sekuestruar pasuri në vlerë 10 milion euro.

Bëhet fjalë për Astrit Nimanin, i cili njihen ndryshe në zonë edhe me pseudonimin “Titi i Ukës”.

Pasuria e tij në Shëngjin, dyshohet të kenë ardhur nga veprimtari kr.iminale. Për këtë arsye, në vitin 2015, me vendim të Gjykatës së Lezhës, atij i ishin sekuestruar 230 apartamente banimi në tre pallate në Shëngjin në vlerën rreth 10 milionë euro.

Nimani është administrator dhe administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “Marina San Giovani Ermiri Palace”, në Shëngjin dhe i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në qershor të vitit 2013″>2013.

Astrit Nimani ka qenë disa herë i dënuar në Itali për tra.fik të dr.ogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Edhe në vitin 2013″>2013, ai është arr.estuar nga në nëntor 2013″>2013, në pikën e kalimit kufitar të Merdarës, në kufirin me Kosovën.

Nimani arriti të largohej nga territori i Shqipërisë vetëm pak orë para se të shpallej në kërkim nga policia, ku mundi që të kalonte i qetë doganën në Morinë. Ai është ekstraduar në Itali më 20 dhjetor 2013″>2013.

Më 26 nëntor 2009 Gjykata e Apelit të Milanos, Itali, e kishte dënuar me 7 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Nuk dihet ende se si Nimani ishte i lirë. Dyshimet janë që ai të ketë përfunduar këtë dënim, të ketë nisur sërish tr.afikun e dr.ogës dhe gjykata italiane ta ketë dënuar sërish në mungesë duke e shpallur në kërkim.

Çfarë iu sekuestrua tre vjet më parë

Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. U bllokua edhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, si dhe një godinë 10-katëshe, në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi.