Aktivisti i njohur i FRESSH, Eljo Hysko është emëruar zyrtarisht deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Duke qenë se katër deputetë nga Partia Socialiste kanë lënë mandatin e tyre për t’u angazhuar në fushatën si kryetarë bashkie në qyetete të caktuara, Eljo Hysko ka marrë zyrtarisht postin e deputetit.

Lidhur me këtë arritje të Eljos ka reaguar edhe vëllai i tij Turjan Hysko dhe Orinda Huta.

Turjani ka publikuar foton e të vëllait në Instastory krahas së cilës shkruante me të madhe ‘Krenar’.

Edhe Orinda postoi një foto me Eljon dhe shkruan: Rruga jote qoftë plot dritë dhe plot bekime. Të dua.