Mengjesin e sotem, kryebashkiaku Veliaj konsumoi nje kafe me komunitetin e banoreve te ardhur nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, te cilet i premtuan se do t’i boshatisin dhe prishin vete objektet qe kane ndertuar pa leje te zona e “Astirit”. Banoret i shprehen mbeshtetjen e tyre kryebashkiakut, ndersa ai e cilesoi si te rendesishem konsensusin e arritur.

Pas kesaj, banoret e kane mbajtur fjalen e dhene per Veliajn, e ashtu siç veproi Uke Çelkolaj nga Tropoja disa dite me pare, nisen pasdreken e sotme prishjen e ndertimeve pa leje.

Deri tani, numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t’i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe ka shkuar ne mbi 20, nderkohe qe priten te prishen edhe mbi 10 objekte te tjera. Vetëm gjatë ditës së sotme Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë se Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Edhe prishjet e sotme janë bërë me mirëkuptimin e poseduesve të tyre, të cilët kanë bërë zhvendosjen e orendive dhe pajisjeve eletroshtëpiake, për t’i krijuar më pas mundësi makinerive të IMT-së që të vazhdojnë me shembjen e objektit.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here