Presidenti i vendit Ilir Meta ka dal sot në një konferencë për mediat që vjen në një situatë të tensionuar politike, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin.

Kreu i shtetit deklaroi se Kolegji Zgjedhor nuk ka tager për të shqyrtyar dekretin e presidentit.

Më tej gjatë fjalës së tij Meta deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhje imagjinare.

Ai tha se vendimi i kolegjit është marrë në presionin e mazhorancës.

Meta theksoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të gjukaojë vendimin e presidentit.

Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, zëdhënësi i Presidentit reagoi duke e quajtur gjithë këtë një skeç të radhës të orkestruar kohë më parë.

Meta:

Te nderuar qytetarë, kam shfuqizuar dekretin per përcaktimin e datës se zgjedhjeve dhe anulimin e datës 30 qershor. kjo vendimmarrje synonte te krijonte paleve mundësi reflektimi dhe mundësi per te deleguar.

Ne veçanti kjo synonte te ndihmonte përpjekje prr dialog nga Rama që I kishte shkruar 7 letra z.Basha

Por nen direktivat e tij kuvendi miratoi rezolutat që bënin thirrje për te mos zbatuar dekretin e presidentit edhe pse ishte botuar ne fletoren zyrtare

Dje ne kolegj u shqyrua kërkesa e nje partie politike, qe pengohej te çregjistrohej nga zgejdhjet imagjinare te 30 qershorit.

Presidenti nisur nga dizinfomracionet e shpërndara qëllimisht, sqaroj se ne këtë proces kolegji s’mund te shqyrtonte vlefshmërine e dekretit se një tagër te tille sja njeh kushtetuta

Institucioni i presidentit nuk është thirrur si pale ne këtë proces.

Siaps kodit zgjedhor, vendimi I djeshëm ka efekt vetëm per ate çka eshte vendosur midis dy paleve, organizatës socialiste dhe aleatit socialist

Eshtra truk procedural, dhe përpjeke per te ndërtuar operacion propagandistik për të anatemuar vendimin e presindteit por ky është operacion I dështuar se nuk prek vlefshmërinë e dekretit

ky vendim I kolegjit është marre ne kushtet e presionit dhe shantazhit politik te mazhorances

Gjithçka u pa dje ishte shfaqje e rëndomtë. Jemi nje situatë paradoksale, ku presidenti ka anuluar procesin monist, ndërkohë që organizata socialiste e KQZ vijon e teatrin per një proces votimesh që nuk ekziston ne republiken e Shqipërisë