Tre parti të tjera, pjesë e kaolicionit të opozitës, janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndonëse opozita ka paralajmëruar bojkot, aleatët e Bashës po bëjnë të kundërtën. Duket se partitë e vogla po ndjekin porositë e SHBA-BE që opozita të futet në zgjedhje.

KQZ ka miratuar edhe regjistrimin e PS për zgjedhjet vendore.

1. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Socialiste e Shqipërisë’, me kryetar z. Edi Rama, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

2. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet’, me kryetar z. Gaqo Apostoli, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

3. KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar’, me kryetar z. Ylber Valteri, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

4.KQZ vendosi të regjistrojë ‘Partia Ora e Shqipërisë’, me kryetar z. Zef Shtjefni, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.