Disa ditë më parë bëri bujë të madhe në media çështja e Loredana Zefit dhe çiftit zviceran, duke u kthyer në kryefjalën e portaleve dhe rrjeteve sociale.

Teksa ende po hetohet ngjarja, reperes i ka ndodhur e papritura në rrjetin social Instagram. Sipas “Likeometer.co”, në muajin mars Loredana numëronte 1,264,579 ndjekës , mirëpo pas ngjarjes së bujshme ajo humbi 300 fansa. Megjithatë, orë pas ore shifrat në profilin e saj në Instagram filluan të rriten dhe tashmë ajo numëron 1,387,504, pra duke u shtuar me rreth 123 mijë ndjekës më shumë.