Në muajin shkurt të këtij viti moderatorja e njohur Elita Rudi u bë nënë për herë të parë dhe siç pritej hoqi dorë nga të gjitha angazhimet për t’u përkujdesur për vogëlushin e saj të quajtur Zëri. Mirëpo, tashmë që kanë kaluar vetëm pak muaj nga lindja e të voglit, Elita ka dhënë një super lajm përmes postimeve në Insta Story.

Ajo tashmë është rikthyer në televizion dhe duhet thënë se nga videot promocionale që pamë dukej më rrëzëllitëse se kurrë. Për të gjithë ata që janë kuriozë, bukuroshen do e shohim në emisionin “Elite Zone me Elita Rudi”. Vlen të ritheksohet fakti se Elita ka qenë edhe më parë moderatore në emisionin në fjalë që është transmetuar prej kohësh në televizionin “Tribuna Channel”