Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiakja e re e Durrësit. Vërtetimi erdhi pas kërkesës për ta bërë këtë gjë që i ka dërguar Partia Socialiste dje, firmosur nga kryesocialisti Edi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar të enjten me një kërkesë Gjykatës së Durrësit, duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Durrës, Valbona Sako.

Shorti i ra gjyqtari Shpëtim Reka, i cili mori një vendim të ndryshëm nga kolegia e tij që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike përtej afateve.

Të njëjtën strategji pritet që PS-ja të ndjekë edhe me Vorën, pra duke përsëritur kërkesën, këtë herë jo nga kandidati fitues, por si subjekt Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën.(Shqiptarja)/