Pas një lajmi që qarkulloi se studentët do të paguanin tarifën e plotë dhe jo 50 % të saj, ka reaguar vetë kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në twitter, kryeministri shkruan se ata që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit!

Në fund, Rama thekson se askush të mos paguajë më shumë se 50% të tarifës, pasi pjesën tjetër do e paguajë qeveria.

Postimi i plote:

Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%🤝

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here