Ka qenë kryefjala e mediave ditën e djeshme debati mes reperit Majk dhe ish-partneres së tij, Majlinda Zeka. Majk akuzonte Majlindën se nuk e lë të takojë djalin ndërsa ajo akuzonte reperin se nuk i kishte përmbushur detyrat e tij si baba.

“Djalin tim nuk me le ta shoh nena e vete vetem sepse jemi ndare, ti s’mund ta dish cfare kam ne zemer e sa du ta kem afer”, tha Majku.

Pas komenteve dhe zhurmës së madhe që u bë në rrjet, Majk ka vendosur ta mbyllë çështjen me një falenderim ndaj atyre që e mbështetën moralisht dhe është fokusuar tek karriera muzikore.

Reperi ka postuar një foto ku njofton se në koncertin e rradhës do të performojë me Kidën.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here