Pas akuzave të Kryedemokratit, Lulzim Basha për çmimin e naftës, me anë të një postimi në rrjetet sociale të postuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ka reaguar kreu i qeverisë, Edi Rama. “Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave!”– shkruan Kryeministri (nepermjet ripostimit te reagimit te Denajt) duke nxjerr blof, Lulzim Bashën i cili më herët foli dhe akuzoi për rritje të taksës së karburantit.

Postimi i plotë:  Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!