Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar bën të ditur se sot hyrja në të gjitha parqet arkeologjike kombëtare dhe muzetë kombëtarë do të jetë falas.

Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë përmendim kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj, ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.

Muzetë dhe parqet arkeologjike në Shqipëri kanë “rrëmbyer” një shifër mbresëlënëse vizitorësh në janar-qershor 2018, ku ka pasur një rritje 71% të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Janë gjithsej 378 mijë turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë vizituar kalatë, parqet arkeologjike dhe sitet arkeologjike.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here