NUk ka te reja per motin. Nëse jeni duke udhëtuar drejt bregdetit dhe dëshironi të dini parashikimin e motit, ja ku po jua tregojmë. “Meteoalb.al” shkruan se kjo fundjavë parashikohet të jetë e nxehtë, me temperatura të larta kryesisht në zonat bregdetare.

Temperaturat do të kenë një rritje te ndjeshme duke shkuar deri në 37 gradë. Megjithatë për ata të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në ndonjë vend malor kemi lajme të këqija.

Pasdite pritet që në këto zona të ketë rrebeshe afatshkurta përgjatë të shtunës dhe të dielës. Java tjetër do të vazhdojë të ketë temperatura të larta.