Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.

Parashikohet që reshjet e shiut do të bëhen prezente në mesditë.

Për shkak të kontrastit termik, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave lokale të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu, parashikohet edhe breshër i izoluar. Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 1-2.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 8/22 Diell shi

Kukës 6/16 Diell shi

Lezhë 9/20 Diell shi

Dibër 4/14 Diell shi

Durrës 9/22 Diell shi

Tiranë 8/22 Diell shi

Elbasan 9/22 Diell shi

Berat 5/22 Diell shi

Vlorë 9/20 Diell shi

Korçë 4/14 Diell shi

Gjirokastër 7/20 Diell shi

Sarandë 9/19 Diell shi