Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e radhës përsa i përket situatës politike në vend.

Në një status në rrjetet sociale, Shehu parlajmëron se sot do të luhen të gjitha kartat dhe strategjitë do të jenë të hapura.

“Në aspektin politik do luhen te gjitha kartat. Ajo që është e sigurt është se asgjë nuk do jetë e fshehtë as si komplot e as si strategji. Mendimi dhe diskutimi mund t’i paraprij konfliktit. Në të kundërt konflikti sjell një ndryshim statusi dhe mbivendosje të pushtetit absolut,”- thotë astrologia ndër të tjera.

Pak ditë më parë Meri u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. 

Ditën e sotme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9-të kombëtare në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë.

Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.