Të gjithë punonjësit e arsimit publik në Kosovë kanë nisur një grevë ku kërkojnë ndryshimin e ligjit të pagave. Punonjësit e shkollave fillore, të mesme dhe universiteteve publike të Kosovës, kërkojnë të rritet norma e pagesës për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor publik.

“Voa” shkruan se udhëheqësit e sindikatave të arsimit thanë se greva do të vazhdojë deri sa të zbatohen kërkesat e paraqitura. Ata kërkojnë që normat e parapara në ligjin e pagave për punonjësit arsimorë të rriten për të paktën 30 për qind.

“Greva mund të zgjasë në varësi të vullnetit të institucioneve. Ligji aktual për nivelizimin e pagave po i shton dallimet edhe më shumë ndërmjet institucioneve të ndryshme publike,”- është shprehur udhëheqësi i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për pagat, por sipas zyrtarëve kërkesat e sindikalistëve mund të shkaktojnë problem në buxhet duke e ngarkuar.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here